Të vdekurit nuk respektohen, varrezat e reja të Lezhës vend të papërshtatshëm, kryebashkiaku premton zgjidhje
Të vdekurit në Lezhë po varrosen në baltë dhe ujë. Në varrezat e reja të qytetit, në Gocaj, të cilat janë vënë në fuksion rreth 6 vite më parë, toka është e papërshtashme, pasi më parë ka qenë kënete dhe pjesën më të madhe të kohës ndodhet nën ujë. Kjo problematike është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për qytetarët
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thotë se Bashkia ka gjetur një vend tjetër dhe, pavarësisht se është investuar, shumë shpejt varrezat e qytetit do të hiqen nga kjo zonë e paparshtashme.
Krahas baltës së ujit, siç shihet edhe nga pamjet në varrezat e qytetit të Lezhës, mungon dhe mirëmbajtja dhe varrezat janë mbuluar nga bimësia.