Të zhdukurit në komunizëm, një vit nga prezantimi i projektligjit, asnjë masë për gjetjen e eshtrave
Rreth një vit më parë me inciativë konkrete nga Autoriteti i Dosjesve
u prezantua projekligji i ri për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve në diktaturë. Por, që nga ajo ditë nuk është marrrë asnjë masë kronkrete për të nisur gërmimet.
Kryetari i Shoqatës Së ish- Të përsekutuarve në Shkodër, Zenel Drangu,kërkon që të nisin hapa konkret për gjetjEn e eshtrave të të pushkatuarve.
Vendvarrimi i dyshuar është pranë varrezave të Rrmajit, aty ku dyshohet se janë me dhjetëra të pushkatuar gjatë regjimit komunist.
Shkodra është një nga zonat me numrin më të madh të të vrarëve gjatë 50 viteve të komunizmit.