TEA, udhërrëfyesi i Shqipërisë digjitale/Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë
Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Shqipëria tashmë ka një udhërrëfyes digjital, falë aplikacionit TEA.Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.
Shqipëria u vizitua në vitin që lame pas prej më shumë se 10 milionë turistë të huaj. Peshën kryesore e patën vizitorët nga Kosova, por risi ishin flukset e larta nga Italia (872 mijë vizitorë) dhe rritje të shpejtë nga vende si Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania.Nga ana tjetër, Shqipëria po zbulohet me rritje të ndjeshme nga vende si Turqia, Kina e vendet nordike e njëkohësisht gjatë këtij viti janë rikuperuar flukset e vizitorëve nga Ukraina.