Teatri bëhet gati për “vizita”/ Një ditë para premierës protagonistët ndanë detajet në konferencën për mediat
“Vizita”, kështu titullohet shfaqja që Teatri “Migjeni” do të vendosë në skenë, në bashkëpunim me Teatrin e Sardenjës dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, ditën e premte. Një ditë para premierës botërore, regjisori Davide Iodice ndalet në detajet e projektit të bazuar tek shkrimtari britanik Herbert George Wells.
Në rolin e aktores, por edhe si ish-drejtuese e teatrit, Rita Gjeka e konsideron këtë projekt si më të rëndësishmin gjatë drejtimit të saj ndërsa shprehet se ky do të jetë roli i fundit në skenë.
Aktorët ndihen mirë që janë pjesë e këtij bashkëpunimi me regjisorin italian.
Premiera “Vizita” do të shfaqet për publikun shkodran në datat 27, 28 dhe 29 tetor ndërsa rrugëtimin e saj do ta vijojë më 1 dhe 2 nëntor në “ArtTurbina” në kryeqytet.