Teatri “kthehet” në kinema/Filmi “Sahatçia” bazohet në historinë e orëndreqësit shkodran që i kthen orën gjermanit
Teatri “Migjeni” u shndërrua për një natë në kinema pasi aty u shfaq për të pranishmit në sallë filmi “Sahatçia”. Ai është realizuar nga regjisori shqiptaro-austriak Gjergj Mazi. Filmi është frymëzuar nga një histori e vërtetë e ndodhur në Shkodër gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore në ku një ushtar gjerman shkon për të rregulluar orën në një dyqan orëndreqës në Shkodër “sahatçi”, siç thuhej aso kohe. Filmi zhvillohet në dy kronologji të ndryshme gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viteve 2000, kur nipi i ushtarit gjerman kthehet në Shqipëri dhe gjen orën e gjyshit.Krenaria I lexohet qartë në sy teksa rrëfen këtë histori.
Pak kohë më parë RTSH Shkodra realizoi një material të zgjeruar jo vetëm rreth kësaj historie të njohur në Shkodër por edhe përcjelljes së këtij zanati tek Besniku, nipi i orëndreqësit shkodran Nuh Sahatçia.