Teatri “Migjeni” mirëpret “Bilbilat” / Ka nisur faza e tretë e konkursit për talentet e vegjël në muzikë

“Bilbilat” është konkursi që çdo vit ka në fokusin e tij zbulimin e talenteve të vegjël në muzikë. Dita e sotme shënoi nisjen e fazës së tretë të përzgjedhjes së elementëve të spikatur. Ajo nisi me një risi teksa ambjenti ku u zhvillua ishte salla e madhe e teatrit “Migjeni”.

Si një artiste që ka qenë pjesë e “Bilbilave” në të kaluarën, Ketlin Pjalmi është e mendimit se përballja me skenën dhe publikun për fëmijët pjesëmarrës, i ndihmon ata.

Shkollat e para pjesëmarrëse që hapën fazën e tretë të edicionit të 29 të konkursit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” ishin: “Dëshmorët e Prishtinës”, “Dituria” dhe “Maria Ndihmëtare”. Ditët në vijim të kësaj faze do të zhvendosen sërish pranë mjediseve të QKF “Kujtim Alija”. Në këtë fazë janë 33 shkolla të përfshira, publike dhe jopublike dhe rreth 280 fëmijë pjesëmarrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.