Orët e fundit ka qarkulluar një lajm i çuditshëm për shkrirjen e Teatrit Migjeni. Komentet dhe hamendësimet kanë qenë të shumta për fatin e institucionit të vlerësuar me titullin e lartë “Nderi I Kombit”. Në fakt, asgj nuk është e vërtetë. Vetë drejtori I “Migjenit”, Arian Çuliqi e ka thënë shkurt e në ligjeratë të drejtë. Në fakt, në mbledhjen e fundit për 2023- in, Këshilli Bashkiak mori një vendim për institucionet kulturore që janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e vecantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike. Ndërkohë qe menaxhimi i këtyre institucioenve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.Mbetet të presim që Teatri “Migjeni”, stafi, aktorët e artistët të prodhojnë art dhe vlera. Për mirëmbajtjen e ambjentit, përmirësimin e kushteve për punonjësit e artëdashësit, tashmë mendon një ndërmarrje tjetër.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.