Teatri “Migjeni” “pushtohet” nga fëmijët/Aktiviteti u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve
Teatri “Migjeni” hapi dyert sot për të gjithë fëmijët e shkollave të Shkodrës. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve u zhvillua një aktivitet festiv me këngë dhe performanca artistike, organizuar nga ZVA Shkodër.Drejtuesja Kadija thotë se shkollat janë të pajisura të gjithë me psikologë duke ndikuar edhe më shumë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekspozitë me disa nga punimet më të mira të fëmijëve në mjediset e hollit të teatrit.