Teatri poetik “Mall për vendlindjen”, poezia shqipe erdhi e interpretuar nga Justina Aliaj dhe aktorët e teatrit “Migjeni”
Teatri “Migjeni” priti spektatorët shkodranë për një mbrëmje jo si të tjerat. Poezia e Budit, Agollit, Camajt, Kutelit etj. erdhi në një dimension tjetër përmes interpretimit mjeshtëror të aktorëve profesionistë të këtij teatri. Protagonistja kryesore e teatrit poetik “Mall për vendlindjen” ishte artistja Justina Aliaj, njëkohësisht regjisore e shfaqjes.
Natë emocionesh dhe nderimi për poezinë shqipe e quajtën disa nga personalitetet e artit tonë.
Kjo mbrëmje e teatrit poetik u ndërthur me muzikën korale të Korit Polifonik “Prenkë Jakova”, nën drejtimin e mjeshtrit Gjon Shllaku.
Ajo do të vijë e plotë në ditët e ardhshme për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.