Ted Kopliku takime derë më derë – Kandidati për deputet i PD- së në zonën përreth stadiumit “Loro Boriçi”

Kandidat i PD-së për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, zhvilloi një takim me banorët e zonës përreth stadiumit.
Siguria, arsimi, korrupsioni dhe mungesa e një vizioni të kandidatëve ishin problematikat që qytetarët shprehën teksa kërkuan ngritjen e zërit në parlament pas datës 11 maj.
Kandidati Kopliku u ndal tek rikthimi i diktaturës , frikës dhe imponimit , veçanërisht për administratën teksa tha se e vetmja kontratë e tij është ndaj qytetarëve.
Takimet e kandidatit Ted Kopliku po vijojnë zonë më zonë dhe në çdo shtëpi duke prezantuar programin e PD-së dhe kërkuar mbështetjen e banorëve.