Tejkalohen ndjeshëm treguesit e buxhetit, administrim i mirë fiskal dhe rritje e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka përfituar, për tetë-mujorin e këtij viti, një nivel rekord të ardhurash, krahasuar edhe me planin e administratës tatimore.
Kjo është tabela e treguesve të të ardhurave, të arritura për tetë muajt e këtij viti, vetëm nga administrata tatimore.
Sikurse vihet re edhe nga tabela grafike, e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat bruto në total për 8 muajt e këtij viti janë 31 miliardë lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo shifër është më e lartë edhe se sa vetë planifikimi buxhetor i këtij dikastëri, duke e tejkaluar atë me 22 ,8 miliardë lekë, një shifër që duket se regjistrohet për herë të parë.
Ekspertët tatimorë, duke iu referuar këtyre treguesve fiskalë të konsoliduar, kanë dhënë edhe komentet e tyre, sa i përket faktorëve që kanë ndikuar në një rritje të tillë të hyrave fiskale.
Së pari dhe më të rëndësishme janë të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që në Shqipëri paguhet në doganë dhe që vjen nga taksimi i rritjes së çmimit të produkteve dhe shërbimeve në tregun e jashtëm ndërkombëtar këtë vlerë të zhdoganimit.
Ky është inflacioni i importuar i këtyre produkteve nga tregjet europiane ku zhvillohet tregtia me Shqipërinë, që sjell këtë ndikim.
Në terma konkretë, duhet folur edhe për një administrim të mirë të të hyrave fiskale nga shitja e produkteve dhe shërbimeve brenda vendet, pra nga TVSH e brendshme.
Turizmi, por jo vetëm ka rritur qarkullimin, duke bërë që, në buxheti të përfshihen më shumë të ardhura dhe, për këtë shkak, të tejkalohet edhe çdo parashikim i bërë në fillimit të vitit.
Autoritetet presin të arkëtojnë më shumë para, ndërsa raportohet se rritja ekonomike për periudhën e favorizon grumbullimit e të ardhurave për buxhetit e shtetit.
Sipas burimeve zyrtare, pritet që këto shuma të përdoren për realizimin e rritjes së pagave, sipas parashikimeve në reformën e pagave për periudhën prill 2022 deri prill 2025.
Qeveria ka planifikuar të arrijë një pagë 900 Euro për të punësuarit në institucionet publike. Ndikimi i kësaj politike të pagave duket edhe tek presioni që i bëhet sektorit privat, i cili ka filluar të vlerësojë në rritje pagat e punonjësve të sektorit.
Gazetar: Bardh Sejdarasi