Tejkalohen ndjeshëm treguesit e buxhetit, administrim i mirë fiskal dhe rritje e të ardhurave

Buxheti i shtetit ka përfituar, për tetë-mujorin e këtij viti, një nivel rekord të ardhurash, krahasuar edhe me planin e administratës tatimore.

Kjo është tabela e treguesve të të ardhurave, të arritura për tetë muajt e këtij viti, vetëm nga administrata tatimore.

Sikurse vihet re edhe nga tabela grafike, e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat bruto në total për 8 muajt e këtij viti janë 31 miliardë lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kjo shifër është më e lartë edhe se sa vetë planifikimi buxhetor i këtij dikastëri, duke e tejkaluar atë me 22 ,8 miliardë lekë, një shifër që duket se regjistrohet për herë të parë.

Ekspertët tatimorë, duke iu referuar këtyre treguesve fiskalë të konsoliduar, kanë dhënë edhe komentet e tyre, sa i përket faktorëve që  kanë ndikuar në një rritje të tillë të hyrave fiskale.

Së pari dhe më të rëndësishme janë të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që në Shqipëri paguhet në doganë dhe që vjen nga taksimi i rritjes së çmimit të produkteve dhe shërbimeve në tregun e jashtëm ndërkombëtar këtë vlerë të zhdoganimit.

Ky është inflacioni i importuar i këtyre produkteve nga tregjet europiane ku zhvillohet tregtia me Shqipërinë, që sjell këtë ndikim.

Në terma konkretë, duhet folur edhe për një administrim të mirë të të hyrave fiskale nga shitja e produkteve dhe shërbimeve brenda vendet, pra nga TVSH e brendshme.

Turizmi, por jo vetëm ka rritur qarkullimin, duke bërë që, në buxheti të përfshihen më shumë të ardhura dhe, për këtë shkak, të tejkalohet edhe çdo parashikim i bërë në fillimit të vitit.

Autoritetet presin të arkëtojnë më shumë para, ndërsa raportohet se rritja ekonomike për periudhën e favorizon grumbullimit e të ardhurave për buxhetit e shtetit.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që këto shuma të përdoren për realizimin e rritjes së pagave, sipas parashikimeve në reformën e pagave për periudhën prill 2022 deri prill 2025.

Qeveria ka planifikuar të arrijë një pagë 900 Euro për të punësuarit në institucionet publike. Ndikimi i kësaj politike të pagave duket edhe tek presioni që i bëhet sektorit privat, i cili ka filluar të vlerësojë  në rritje pagat e punonjësve të sektorit.

Gazetar: Bardh Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

13 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

13 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

13 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

13 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

13 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

13 hours ago

This website uses cookies.