Tek Gjermania mbyllet një epokë, Tomas Myler tërhiqet nga Kombëtarja

Tomas Myler largohet nga Kombëtarja gjermane pas 131 ndeshjesh dhe një kupe bote të fituar në Brazil në 2014-ën.
Ky vendim i 34-vjeçarit nuk do të ketë pasoja për karrierën e tij në Mynih pasi ka nënvizuar se do të respektojë deri në ditën e fundit kontratën që ka me Bajernin e Mynihut.
“Mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit”, tha Tomas Myler në fund të duelit mes Spanjës dhe Gjermanisë, të vlefshëm për çerekfinalet e Euro 2024.