Teknologjia dhe ndikimi te fëmijët/ Psikologia: Duhet të jetë e kontrolluar. Logopedi: Ndikon te interakiviteti
Teknologjia, ndikimi dhe pasojat e saj te fëmijët ka qenë tema e trajtuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ku të ftuar kanë qenë psikologia Marsela Lekli dhe logopedi Gjergji Doka.
Psikologia Lekli ka deklaruar se teknologjia ka anët progresive dhe regresive te fëmijët, por mbajta për një kohë të gjatë e telefonave nga ana e fëmijëve, nuk është edukative dhe nuk është stimul i shëndetshëm.
Ajo u shpreh se përdorimi i teknologjisë nga ana e fëmijëve duhet të jetë e kontrolluar.
“Duke parë edhe nga eksperienca, deri diku interneti, ose ana teknologjie ka disa etapa progresi dhe pjesa tjetër që është regres. Nëse ti fëmijës i shfaq një program edukativ, numra, shkronja, të jetë gjithnjë nën kontroll fëmija. Nëse ti i lë telefonin pa kontroll, ai do jetë i aftë të kontrollojë vetë dhe të shohë vetë çfarë të dojë, do ketë mungesë në artikulim, në folje. Por s’do të thotë që ky është shkaku.
Mund të identifikosh ngjyrat e atashimit, zërin, shikimin, por nga ana tjetër ka dhe problematika të tjera. Ndodh te prindërit dembelë kryesisht.
Teknologjia nëse e transmeton të fëmija, duhet të jetë e kontrolluar. Çdo fëmijë ka nevojë të shohë kukulla, deri në një orë në ditë.
Por ka raste që nga mëngjesi në darkë fëmija ka telefonin në dorë. Është progresive sepse kap matjen e fëmijës për shikimin, dëgjimin, shprehitë emocionale dhe është diçka e mirë deri diku. Por mbajtja e gjatë, nuk është aspak edukative”, tha Lekli.
Ndërsa për logopedin Doka, komunikimi dhe ndërveprimi është çelësi i suksesit te një fëmijë.
Ai u shpreh se bombardimi i fëmijës me multimedia që në moshë fare të vogël, do krijojë vështirësi në përthithjen e informacioneve.
Sipas tij, fëmija është si një fletë e bardhë, e cila duhet shkruar nga autori. Doka theksoi se bombardimi me informacion, do krijojë konfuzion që një fëmijë të shprehet.
“Fëmijët bombardohen me multimedia që në moshë të vogël. Ata kanë aftësinë për të përthithur informacion, por kanë vështirësi për ta përpunuar atë.
Aspekti ekspresiv i gjuhës nuk ndodh te fëmija. I jep informacion, e merr fëmija, por lind konfuziteti për t’u shprehur si pasojë e gjuhës.
Në varësi të zhvillimit të fëmijës, duhet të dimë që ai është si letër e bardhë dhe varet si e shkruan autori. Më tepër ndikon te prindërit se fëmija.
Deri në stadin 3 vjeçe është mirë të mësohet edhe shabllon ndoshta, por nga celulari, do ndikojë te interaktiviteti.
Unë jam te specialistët që do e kufizoja në maksimum teknologjinë te fëmija. Kontakti me sy është çelësi, dhe fëmijët e marrin shembullin nga prindërit.
Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit ka disa stade. Mama, baba janë fjalët e para, 1-3 fjalë deri në 12 muajsh, ndërsa deri në 24 muajsh krijohet emër mbiemër.
E rëndësishme është që fëmija të jetë komunikues dhe ndërveprues.
Mund të jetë për shkaqe të jashme ose të brendshme. Prindi ka për detyrë të jetë i kujdesshëm dhe t’i drejtohet një specialisti. Me pak stimul të specializuar mund të kapërcehet ndoshta”, u shpreh ai.