Teknologjia e avancuar në shërbim të rritjes së sigurisë rrugore
Në Bashkinë e Kamzës është ngritur e ka nisur funksionimin një sistem i plotë i monitorimit të territorit me kamera, të cilat janë në pronësi dhe përdorim nga Policia e Shtetit dhe synojnë të rritin parametrat e sigurisë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i bashkisë Rakip Suli dhe drejtues të lartë qendrorë e vendorë të Policisë panë nga afër Sallën Operative.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shpjegoi se kamerat e instaluara lexojnë gjithashtu targat e mjeteve, kur janë “alert” apo i përkasin një mjeti tjetër.
Ministri Balla tha se ky sistem pritet të vendoset dhe fillojë vitin e ardhshëm edhe në Bashkinë e Tiranës, e më pas edhe në Durrës e qytete të tjera. Ndërkaq policia po bashkëpunon me ARRSH, që rrugët kombëtare të kenë kamera.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku konfirmoi se investimi i Bashkisë Kamzë është më i miri për monitorimin në shkallë vendi, që i shërben më së miri banorëve dhe përfshin nivelin e sigurisë ku kontribuojnë të gjithë aktorët dhe faktorët.