Teksas – Të paktën 5 persona u plagosën dhe shoferi humbi jetën pasi një automjet u përplas në dhomën e urgjencës
Një makinë kaloi nëpër një spital të Teksasit të martën në mbrëmje, duke vrarë shoferin dhe duke plagosur pesë persona në holl – duke përfshirë një fëmijë që tani po lufton për jetën e tyre, thanë autoritetet.
Ngjarja ka ndodhur në urgjencën e qendrës mjekësore të qytetit Austin në Teksas.
Thayer Smith nga Departamenti i Zjarrfikësve në Austin, në një prononcim për median tha se, “një person në makinë u nxor nga përplasja, edhe pse iu dha ndihma e shpejt nuk ka arritur të mbijetojë nga përplasja duke nderuar jetë në vendngjarje”.
Katër viktima u transportuan në spitale të tjera, duke përfshirë një të rritur dhe një fëmijë që ndodheshin në gjendje kritike.
Kapiten Christa Stedman i Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Qarkut Austin-Travis tha se fëmija në gjendje kritike për jetën, ndërsa lëndimet e të rriturve ishin disi më të lehta.
Një pacient u pranua në Qendrën Mjekësore të St. David’s North Austin, ku përplasja ndodhi në hollin e ER, tha DeYoung.
Zyrtarët e Emergjencave Civile të qarkut Austin-Travis kishin thënë më herët mbrëma të martën në një postim në Facebook se të paktën 11 persona u plagosën pas përplasjes.
Tetë pacientë që ishin në spital dhe të pa lënduar në përplasjen e automjetit po transferoheshin gjithashtu në spitale të tjera, tha DeYoung.
“Nuk ka asnjë kërcënim për publikun e gjerë”, tha policia e Austin në mediat sociale pas përplasjes. “Bazuar në informacionet paraprake dhe detajet e mbledhura në këtë moment, ky incident nuk duket të jetë një veprim i qëllimshëm.”
Stephen Hughes ishte në spital të martën mbrëma duke pritur që gruaja e tij të dilte nga operacioni kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Pak çaste më vonë, Hughes kuptoi se një automjet ishte përplasur në dhomën e urgjencës.
“Në fillim mendova se ishte një shpërthim”, tha Hughes për CNN. “Pastaj dëgjova ulërima dhe pashë tymin që vinte nga hyrja e Emergjencës.”