Teleskopi James Webb zbulon objekte të ngjashme me planetin në Orion

“Planetet” me madhësinë e Jupiterit, që lëvizin lirshëm në hapësirë, të palidhur me asnjë yll, janë vërejtur nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST). Ajo që është intriguese për zbulimin është se këto objekte duket se lëvizin në çifte. Astronomët aktualisht po përpiqen t’i shpjegojnë ato.

Teleskopi vëzhgoi rreth 20 çifte në një studim të ri të detajuar të “Mjegullnajës së famshme Orion”. Ata janë mbiquajtur “Objektet Binare Masive” të Jupiterit, ose shkurt “JuMBOs”.

Shkencëtarët mendojnë se këto objekte u rritën jashtë zonave në mjegullnajë ku dendësia e materialit ishte e pamjaftueshme për të krijuar yje të plotë.

Një hipotezë tjetër është se ato janë bërë rreth yjeve dhe më pas janë hedhur në hapësirën ndëryjore përmes ndërveprimeve të ndryshme.

Duke përdorur rezolucionin e jashtëzakonshëm të JWST dhe ndjeshmërinë infra të kuqe, astronomët kanë shtuar ndjeshëm informacionin e nxjerrë tashmë nga teleskopët e vjetër, si Teleskopin Hapësinor Hubble.

Mjegullnaja e Orionit, e njohur gjithashtu me emrin e saj të katalogut qiellor M42, është rajoni më i afërt dhe i madh i formimit të yjeve me Tokën./BBC/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

22 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

22 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

22 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

23 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

23 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

23 hours ago

This website uses cookies.