Teliti denoncon: Ky buxhet nuk e lufton varfërinë. 3 shtresat e varfra nuk kanë asnjë përfitim

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, deklaroi në studion e emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, se tre shtresat më të varfëra të shoqërisë, që janë pensionistët familjet me ndihmë ekonomike dhe familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara nuk përfitojnë asnjë lekë shtesë vitin e ardhshëm.

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike tha se familjet me asistencë ekonomike do marrin po aq para sa kanë marrë edhe këtë vit, ndërsa ka renditur disa fakte, të cilat sipas tij qeveria po mundohet që t’i fshehë.

“Do jenë lekët e taksave apo lekë me format kredie, ua them unë, do jetë format kredie. Do merret kredi në emër të shqiptarëve, për të ndërtuar një port që ne e kemi sot, pse sepse portin aktual, qeveria ka vendosur t’ia japi në formatin klientelist një biznesmeni të huaj. Këtë duan ta fshehin.

ky buxhet nuk jep një rritje ekonomike më të fuqishme për vitin e ardhshëm. as qeveria nuk e pret që të ndodhi kjo rritje, vitin aktual qeveria e parashikon rritjen 3.9% dhe vitin e ardshëm po kaq do të jetë rritja”.

Teliti deklaroi se vërtetë është realisht buxheti më i madh në shifra buxheti i këtij viti por është normale që të rritet vit për vit buxheti por ne kemi të njëjtin rendimet ekonomik si këtë vit.

“Kur thua që është buxheti më i madh do të kuptojmë një vlerë të madhe parash që do mungojë në xhepat tanë. Sepse do të rriten taksat dhe jemi ne që do të paguaj dhe 600 milion dollar që do marri qeveria borxhin publik. Sepse ti po na i marr me taksa këto. Së parti duhet të bëjë atë efektin e rishpërndarjes, që do thotë të përfitojnë pensionistët, të fitojë arsimimi, shtresat e margjinalizuara, sektori i arsimit, apo shëndetësisë. Pas talljes publike me pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike, viti i ardhshëm parashikohet edhe më i zymtë. 790 mijë pensionistët do të indeksohen në tetor 2025, ndërkohë që çmimet nuk presin tetorin tjetër por rriten përditë. Sa u takon 62 mijë familjeve në ndihmë ekonomike, asnjë qindarkë. Buxheti 2025 nuk është buxheti i rritjes së pagave. Zero lekë për to.  Nuk është as buxheti i ish të përndjekurve politike. Akoma më të goditur janë pronarët e vjetër: fondi për kompensimin e pronave të tyre ulet me 20 milionë euro” deklaroi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.