Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim.
Në një njoftim për shtyp AKMC theksoi se bazuar në situatën e krijuar nga zjarret në pyje, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe institucionet shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar ngjarje që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, çka krijon kushte të favorshme për zjarret në pyje dhe zona rurale.
“Nëse vini re tym apo zjarr, raportojeni menjëherë te shërbimi i zjarrfikësve në numrin 128 ose 112”, tha AKMC.
Zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe ambientin.
“Bashkëpunimi i çdo qytetari është i rëndësishëm për të siguruar një sezon veror të sigurt dhe të qetë”, tha AKMC.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.