Temperatura të larta në Paris

Ishte paralajmëruar dhe tashmë ka ndodhur. Në Paris prej dy ditësh mbizotërojnë temperaturat e larta, mbi 30 gradë. Kjo situatë ka shqetësuar organizatorët e Olimpiadës “Paris 2024”, dhe kanë vendosur menjëherë për të marrë masat e duhura. Janë vënë menjëherë në punë , shoqatat humanitare franceze, Mbrojtja Civile e Parisit dhe vullnetarët, të cilët po ndihmojnë, tifozët, turistët dhe sportistët për të mos kaluar në dehidratim. “Hipertermia mund t’i ndodhë shumë më shpejt dikujt që është duke u stërvitur, kështu që është shumë e rëndësishme ta zbulojmë sa më shpejt” – shpjegon një nga menaxheret e shoqatës. Vullnetarët janë duke shpërndarë pako me sende freskuese, si dhe ujë, në mënyrë që njerëzit të përballojnë sa më mirë temperaturat e larta që të mërkurën ishin mbi 35 gradë në Paris. Spektatorët në Place de la Concorde mundoheshin të gjenin një vend me hije apo të freskoheshin me miniventilatorë që i mbanin me vete, mbanin çadra dhe kapele, për të reduktuar disi vapën përvëluese. Madje as Shatërvani në Place de la Concorde nuk është i aksesueshëm, si për të shmangur tundimin e një zhytje. Edhe sportistët po vuajnë temperatura t larta, sidomos ata në volejbollin në plazh. Christophe Calas, parashikues i kotit në Météo France u shpreh se i gjithë rajoni i Parisit do të jetë me të kuqe, pasi temperaturat do të jenë shumë të larta”.