Temperaturat e larta në Shkodër, qytetarët zgjedhin mënyra të ndryshme për ta përballuar
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë përfshirë Shqipërinë, por edhe qytetin e Shkodrës.
Kryesisht, më të rrezikuar ndaj temperaturave të larta janë të moshuarit ,të cilët zgjedhin të mos lëvizin shumë gjatë orëve, kur rrezet e diellit janë më të forta.
Për të shmangur temperaturat e larta dhe diellin e fortë, shkodranët zgjedhin parqet e qytetit, por edhe të përdorin çadrat, kapelet dhe ujin për t’u freskuar.
Kjo fundjavë dhe java që do të vijë pritet të ketë tempertura të larta, ku termometri pritet të shkojë deri në 39 gradë.