Temperaturat e larta, PD propozon marrje masash: Të shkurtohet orari i punës, të mbyllen çerdhet e kopshtet

Partia Demokratike ka propozuar  marrjen e disa masave për të mbrojtur qytetarët nga temperaturat shumë të larta me të cilat po përballet vendi.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se ata propozojnë shkurtimin e orarit të punës, mbylljen e çerdheve dhe kopshteve, pezullim të punës për personat që punojën në ambient të hapur, punë me orar të reduktuar për personat e sëmurë kronikë dhe gratë shtatzëna, për pensionistët që jetojën vetëm, dërgimin epensionit në shtëpi si dhe ngritjen e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie për personat në nevojë.

Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 grade). Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e Qeverisë shqiptare e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme”, tha Vokshi.

Deputetja Dhurata Çupi, tha se kostot financiare mund të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë.

Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro, imagjino vetëm zyrat e shtetit. Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor, imagjino po të mos dalin apo të mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme…sa persona s’do kenë nevojë ti drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor, shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do duhet te blejnë. Kujtojmë këtu precedenti është viti 2007, ku si pasoje e krizës energjetike u mor masa për kursim energjie gjate verës, u shkurtua për disa javë në verë, korrik gusht, orari zyrtar i punës u bë 08.00-13.00”, u shpreh Çupi.

Masat e propozuara nga PD:

  1. Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.
  2. Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;
  3. Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).
  4. Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).
  5. Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).
  6. Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për çdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj.
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.