Partia Demokratike ka propozuar marrjen e disa masave për të mbrojtur qytetarët nga temperaturat shumë të larta me të cilat po përballet vendi.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se ata propozojnë shkurtimin e orarit të punës, mbylljen e çerdheve dhe kopshteve, pezullim të punës për personat që punojën në ambient të hapur, punë me orar të reduktuar për personat e sëmurë kronikë dhe gratë shtatzëna, për pensionistët që jetojën vetëm, dërgimin epensionit në shtëpi si dhe ngritjen e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie për personat në nevojë.
“Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 grade). Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e Qeverisë shqiptare e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme”, tha Vokshi.
Deputetja Dhurata Çupi, tha se kostot financiare mund të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë.
“Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro, imagjino vetëm zyrat e shtetit. Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor, imagjino po të mos dalin apo të mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme…sa persona s’do kenë nevojë ti drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor, shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do duhet te blejnë. Kujtojmë këtu precedenti është viti 2007, ku si pasoje e krizës energjetike u mor masa për kursim energjie gjate verës, u shkurtua për disa javë në verë, korrik gusht, orari zyrtar i punës u bë 08.00-13.00”, u shpreh Çupi.
Masat e propozuara nga PD:
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.