Temperaturat e ulëta/Ngrohja me dru e papërballueshme, qytetarët zgjedhin alternativa të tjera
Në stinën e dimirit ngrohja e shtëpive është një problematikë me të cilën po ndeshen banorët e Shkodrës. Jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të sigurojnë dru për tu ngrohur pasi çmimet vazhdimisht po pësojnë rritje.
Në këtë periudhë drutë kushtojnë jo pak, pasi një makinë kushton nga 150 deri në 180 mijë lekë të vjetra madje sasia nuk është se përkon me atë çfarë paguan.
Ndërsa alternativë tjetër për qytetarët për ngrohje mbeten ngrohja me energji apo gaz. Shitësit e druve jashtë kamerave thonë se kërkesat për dru kanë rënë për shkak të rritjes së çmimit.
Ndërkohë që më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru zjarri.