Lajme

Temperaturat ekstreme, inaugurimi i Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura

Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta në Washington, D.C., Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vendosur të zhvendosë ceremoninë e tij të inaugurimit në ambiente të mbyllura. Ai ka urdhëruar që fjalimi i inaugurimit, përveç lutjeve dhe fjalimeve të tjera, të mbahet në Kapitol Rotunda, një vend i përdorur edhe nga ish-Presidenti Ronald Reagan në vitin 1985 për shkak të kushteve të ngjashme të motit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se “ne do të hapim Capital One Arena për shikimin LIVE të kësaj ngjarjeje historike dhe për të pritur Paradën Presidenciale. Unë do t’i bashkohem turmës në Capital One pas betimit tim.”

Ai shtoi se vendimi është marrë për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë të ftuarve dhe pjesëmarrësve.

Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë e Inaugurimit ka konfirmuar se do të respektojë kërkesën e Presidentit të zgjedhur dhe do të realizojë ceremoninë e 60-të të Inaugurimit në Kapitol Rotunda.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.