Temperaturat ekstremisht të larta, mjeku: Rrezikojnë të sëmurët kardiakë
Temperaturat e larta dhe i nxehti ndikon ne shtimin e numrit të personave që shfaqin çrregullime apo patologji kardiake të cilët kane nevoje për shërbim mjekësore.
Mjeku kardiolog Edvin Kovaci shpjegon se askush nuk është imun ndaj temperaturave të larta, madje problemet me zemrën gjatë kësaj stine mund të shfaqen edhe te të rinjtë.
Të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundja pulmonare janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta.
Mjeku kardiolog Edvin Kovaci shpjegon masat parandaluese dhe kur duhet të jen vigjilentë pacientet.
“Kryesisht janë fëmijët dhe moshat e thyera. Duhet të shmangim periudhat e nxehta, të hidratohemi duke përdorur sa ë shumë lëngje dhe duke shmangur ushqimet e thata. Të përdoren kapelet, çadrat për të shmangur rrezatimet”, tha mjeku.
Gjate kësaj periudhe në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim mjekësorë rreth 80 -90 pacientë si tek moshat pediatrike kryesisht për sa i përket helmimit, por dhe të të rriturit ku nuk kanë munguar raste e trajtuar të pacientëve që vuajnë nga problemet me zemrën.