Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një prononcim për media në lidhje me operacionin kombëtar antidrogë “Tempulli 2” , ka bërë me dije një prej sukseseve për realizimin e këtij aksioni, që sipas tij lidhet me faktin e mosrrjedhjes së informacionit.
Ai garantoi se operacioni, i cili është ende në vijim, do të konkludohet me vënien para drejtësisë dhe ligjit të personave që prodhojnë, shpërndajnë apo tregtojnë lëndë narkotike.
“Ka qenë operacion në shkallë kombëtare. Suksesi i parë lidhet me faktin që s’ka pasur rrjedhje informacioni. Numri i madh i numrave të ndalimit janë realizuar me sukses. Një pjesë e forcave të policisë së shtetit janë në aksion”, u shpreh Balla teksa konsideroi Paketën e Sigurisë në Shkolla, si një prej sukseseve të Policisë së Shtetit. Balla deklaroi se do intensifikohen rezultatet për luftën kundër armëmbajtjes pa leje, ndërsa bëri me dije se ka një numër tejet të lartë të armëve të sekuestruara.
“Paketa e Sigurisë në shkolla është një prej sukseseve tona të para e cila do të vazhdojë të konsolidohet. Sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe krahasuar me pritshmëritë. Do intensifikojmë rezultatin për luftën kundër armëmbajtjes pa leje. Kemi numër të lartë të numrit të armëve të sekuestruara”, theksoi ai.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.