“Tempulli 2”, lirohen 6 të arrestuarit/Gjykata vendosi “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në shtepi” për 5 të tjerët

6 personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të Megaoperacionit policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, u liruan nga qelia. Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar me bujë në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”, pjesë e të cilit ishte dhe Qarku i Lezhës. Po në kuadër të këtij operacioni “Tempulli”, në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagranë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 10 të tjerë në Lezhë.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa, ⁠50 doza kokainë, ⁠42 aparatë celularë, ⁠3500 euro, ⁠peshore elektronike dhe ⁠grirëse për lëndë narkotike.Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë bën me dije se operacioni “Tempulli 2”, vijon në të gjithë territorin dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

20 hours ago

This website uses cookies.