Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje mbi operacionin kombëtar “Tempulli 2”, ku ka bërë me dije se 273 persona janë vënë në pranga nga Policia në lidhje me shitje dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Rrumbullaku u shpreh se kjo fazë e dytë e operacionit lidhet me të gjithë zonat komunitare në 6 qytete të Shqipërisë. Ai theksoi se Policia e Shtetit po vijon me aksionin për vënien para drejtësisë së të gjithë personave që shpërndajnë apo tregtojnë lëndë narkotike.
“Ka qenë një operacion i suksesshëm dhe vazhdon edhe në vijim.
Operacioni Tempulli dy ka filluar javën e parë të nëntorit dhe gjatë kësaj kohe, janë iniciuar 66 hetime proaktive për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Nga sistemi janë marrë 295 urdhra-ndalimi vendime arresti dhe 306 vendime kontrolli. Për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit d
Policia e Shtetit ka arritur të finalizojë arrestimin në flagrancë për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dokumenton aktivitetin kriminal të tyre në drejtim të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotikëve.
Faza e dytë e operacionit lidhet me të gjithë zonat komunitare, Tiranë, Durrës, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça. Fokusi i Policisë së Shtetit ka qenë goditja e këtij fenomeni në zonat e banimit të të gjithë adoleshentëve.
Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen ne këndet narkotike, janë sekuestruar edhe prova materiale që kanë të bëjnë me tërësinë e operacionit “Sundimi i Ligjit””, tha Rrumbullaku.
Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…
Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…
Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…
Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…
This website uses cookies.