Categories: AktualitetLajme

“Tempulli”/ Balla: Goditje që bën krenar Policinë e Shtetit, vlerësim Prokurorëve dhe Gjyqtarëve për masat

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka shprehur mirënjohjen forcave policore të angazhuara në operacionin kombëtar antikanabis “Tempulli”, që çoi në pranga 233 shpërndarës droge si dhe u bë e mundur goditja e 23 rrjeteve kriminale.

Po ashtu, Balla ka  shprehur vlerësimin maksimal për masat e caktuara nga gjyqtarët dhe prokurorët, ndaj të arrestuarve.

Kemi arritur të japim goditjen e parë të madhe, edhe pse është një punë që është zhvilluar muaj pas muaji, vit pas viti, por e vërteta është që operacioni kombëtar “Tempulli” është një prej atyre goditjeve që bën krenar secilin prej anëtarëve të organizatës së Policisë së Shtetit.

Gjej rastin të falenderoj sot jo vetëm strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe prokurorët dhe gjyqtarët të cilët bashkëpunuan me Policinë e Shtetit gjatë këtij operacioni, i cili vazhdon.

Besoj se Policia e Shtetit ka marrë vlerësim tejet pozitiv nga publiku për këtë goditje. Ky është një tregues domethënës për seriozitetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit kundër çdo veprimtarie të paligjshme. Ky operacion ka shënuar një prej momenteve me të suksesshme të punës hetimore të strukturave të policisë”, tha Balla gjatë takimit me forcat policore të angazhuara në këtë operacion.

Ministri ka deklaruar se duhet më shumë punë për të identifikuar personat në kërkim si dhe shprehet se do të ketë bashkëpunim me Europolin dhe Interpolin. Balla gjithashtu vë në dukje faktin se në Shqipëri do të organizohet për herë të parë Konferenca Europiane e Interpolit dhe kjo vjen edhe si një vlerësim për punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit Shqiptar.

Kemi tashmë një listë prioritetesh ose siç i themi ‘më të kërkuarit’, për të cilët mezi pres që ajo listë të çmontohet një e nga një duke bashkëvepruar këtu jo vetëm brenda për brenda hapësirës sonë me të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, por do të rrisim bashkëpunimin me Europolin dhe me Interpolin.  Shumë shpejt do të jemi në selinë qendrore të Interpolit, pikërisht për të hapur një kapitull të ri dhe për të identifikuar të gjithë të kërkuarit shqiptarë nëpër botë. Dhe po ashtu besoj se jeni informuar që ne do të organizojmë në Shqipëri për herë të parë edhe Konferencën Europiane të Interpolit dhe kjo vjen edhe si një vlerësim për punën dhe arritjet e Policisë së Shtetit Shqiptar”, ka deklaruar Balla.

Ministri nënvizoi rëndësinë që ka krijimi i një perimetri sigurie përrreth shkollave si dhe ka deklaruar se policia do të veprojë ndaj çdo lloj veprimtarie antiligjore dhe kriminale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

4 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

4 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

5 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

5 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

7 hours ago

This website uses cookies.