“Tempulli” prangos 3 persona /Arrestohen 3 shtetas në Lezhë, sekuestrohen 4.3 kg kanabis

tempulli lezhe

tempulli lezhe

Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Të arrestuarit janë Kastriot Çupi, Paulin Çupi dhe Skënder Malaj.

Në Mirditë, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kastriot Çupi, 46 vjeç dhe Paulin Çupi, 43 vjeç, kushërinj, të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

Në Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi Skender Malaj, 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi lëndë narkotike kokainë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.