Ten Hag gjen fajtorin tek arbitrat
Erik ten Hag u prit me shumë bujë në Mançester, por rrezultatet kanë lënë shumë për të dëshiruar. Sezoni i dytë i tij në ishull është një katastrofë e vërtetë pasi humbjet janë 9 ndërsa ende nuk merr përgjegjësinë e rrezultateve të dobëta.
Në konferencën pas ndeshjes të humbur në “Parken Stadion” të Kopenhagenit, Ten Hag hoqi ç’do përgjegjësi duke fajsuar arbitrat. “Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, nëse një episod do të gjykohej duke frenuar imazhin atëherë gjithçka duket më e rëndë nga ç’është në realitet”, tha ten Hag.
Në vazhdim ai pohoi se edhe dy golat e parë të Kopenhagenit nuk ishin të rregullt: “Goli i parë nuk duhej dhënë pasi një lojtar ishte pozicion jashtë loje dhe shqetësonte Onanën, ndërsa në episodin e dytë arbitrat ishin shumë të ashpër me vendimin që morën duke akorduar penallti”.
Që Junajtid është në drejtimin e gabuar e tregon qartë statistika e humbjeve të rregjistruara. Edhe pse jemi në fillim të muajit nëntor ekipi në fjalë ka pësuar 9 humbje. Bilanci është tragjik për ten Hag nëse do të krahasohet në raport me pasardhësit e Sër Aleks Ferguson.
Ndeshja kur Junajtid ka pësuar humbjen e 9 sezonale:
2013-2014: 34 ndeshje
2014-2015: 40 ndeshje
2015-2016: 38 ndeshje
2016-2017: 61 ndeshje
2017-2018: 45 ndeshje
2018-2019: 42 ndeshje
2019-2020: 35 ndeshje
2021-2022: 38 ndeshje
2022-2023: 52 ndeshje
2023-2024: 17 ndeshje