Tenderi i qenve/ Zv.kryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana paraqitet në SPAKË…
Tenderi i qenve/ Zv.kryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana paraqitet në SPAK
Është paraqitur në SPAK zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana i cili do të pyetet për çështjen e tenderit të qenve për të cilën ish-kryebashkiaku Safet Gjici do të favorizonte Alma Kaçin me të cilën kishte marrëdhënie intime.
Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK, pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë.
Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 qershor, pak orë pasi videoja e tij intime bëri xhiron në rrjetet sociale, por edhe në media.
Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. SPAK “zbarkoi” në godinën e bashkisë së Kukësit, aty ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën serverin e kamerave të sigurisë së institucionit, por edhe dhjetëra dokumente.