Lajme

Tensione në Kuvend- Opozita bllokon foltoren, Alibeaj kërkesë Spiropalit: Thërrisni urgjent Byronë

Tensione në seancën plenare të Kuvendit. Ndërsa deputetja socialiste Evis Kushi po mbante fjalën në Parlament, deputetët demokratë janë rreshtuar para foltores duke kërkuar lejimin e hyrjes në Kuvend të deputetëve opozitarë, të cilët janë lënë jashtë sallës.

Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit dhe rikthimin e Parlamentit në normalitet.

Ktheni parlamentin në  normalitet. E kuptoj arsyen pse e bëni. Doni të krijoni konflikt artificial. Jua tha progres raporti, keni përfituar në amnistinë penale dhe listat e mbyllura. Nëse nuk po përgatisni pazarin e radhës, ndërprit seancën, thirr Byronë dhe hiq ndëshkimin disproporcional që I ke bërë deputetëve. Kjo është kërkesa që unë kam sot. Merrni masa tani për të rikthyer parlamentin në normaliteti. Autorët kryesor jeni ju”, deklaroi Alibeaj.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se mazhoranca është kurdoherë e gatshme të ulet në bisedime me opozitën, përsa kohë kjo e fundit nuk djeg karriget e Parlamentit.

“Ne kemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë ulur qytetarët, jo për ato që digjni. Për të mos i hyrë problemeve tuaja të brendshme, jemi të gatshëm të ulemi në tryeza dhe në byro dhe në konferencën e kryetarëve, që deputetët e opozitës të gjejnë mënyrë dinjitoze për t’u kthyer në Kuvend., S’mund të vijojmë në mënyrë ciklike”, u shpreh Spiropali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.