Tensione në Kuvend, PD-Manastirliut: Jep dorëheqjen. Ministrja: Ju e latë arsimin në shkretëtirë

Tensione në Kuvend, PD

Vijon me tensione seanca plenare. Ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën për buxhetin e 2025-ës për arsimin, deputetët opozitarë i bënin thirrje për dorëheqje.

Deputetja Ina Zhupa dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tentuan të mos lejonin ministren të mbaronte fjalën e saj, ndërsa përsërisnin thirrjen për dorëheqjen e ministres Manastirliu. Thirrja e opozitës për dorëheqjen e ministres vjen pas tragjedisë së 18 nëntorit, ku pak metra larg shkollës “Fan Noli” u vra 14-vjeçari Martin Cani.

Nga ana e saj, Ministrja Manastirliu akuzoi opozitën se gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike, arsimi ishte në shkretëtirë, shkollat në gjendje të amortizuar dhe buxheti në pikën më të zezë që ka qenë ndonjëherë.

Ajo që gjetëm në arsim ishte një shkretëtirë. Shkollat në gjendje të amortizuar. Buxheti në pikën ,më të zezë, nuk jepeshin dot pagat për punonjësit, jo më të mendoje për rritje pagash për mësuesit. Mësuesit u lanë në harresë nga ju. Arsimi, është prioritet absolut për ne”, tha Manastirliu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.