Tensione në Kuvend, Rithemelimi nuk lejon zhvillimin normal të seancës
Ka nisur sërish me tensione edhe seanca e sotme plenare. Deputetët e Rithemelimit kanë ‘zhvendosur’ protestën e tyre në Parlament, ashtu sikurse kishin njoftuar, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Deputetët kanë ndezur sërish zhurmueset dhe janë pozicionuar para foltores së Kuvendit, ndërsa mazhoranca vijon me votimin e projektligjeve të rendit të ditës.