Tensione para nisjes së seancës plenare, “Rithemelimi” përmbys karriget e socialistëve, përplasje mes deputetësh

98b1eba6d67a42db9547e505f7db47a3

98b1eba6d67a42db9547e505f7db47a3

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë mbërritur në seancën plenare dhe kanë nisur me përmbysjen e karrigeve të deputetëve socialist duke I vendosur ato para foltores së Parlamentit.

Berisha dhe deputetët e “Rithemelimit” e kanë zhvendosur protestën e tyre në Kuvend, aty ku pritt që pas pak të nisë seanca plenare.

Berisha ka  deklaruar në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Kuvendi në rrjetin social Facebook, se po protestojnë për të drejtën kushtetuese.

“Bashkojuni kërkesës për proteste. Ne jemi në protestë. Askush nuk e provokon protestën,. Po protestojmë për të drejtat kushtetuese. Provokator mos u bëni. Po luftojmë për një të drejtën tonë”, tha Berisha.

Disa prej deputetëve socialist të cilët kanë mbërritur në Parlament dhe kërkojnë që të marrin karriget, duke u përplasur me deputetët demokratë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia është përplasur me deputetin demokrat Edmond Spaho, duke sjellë dhe ndërhyrjen e gardës dhe deputetëve të tjerë në mënyrë që debati të mos agravonte në përplasje të mëtejshme.

Por edhe deputetja socialiste Antoneta Dhima ka kërkuar po ashtu të pozicionet në karrigen e saj në Kuvend, por nuk është lejuar nga demokratja Ina Zhupa.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.