Tensione te “Dezinformimi”. Krasniqi: Media online, jo kompetencë e jona. Braçe: AMA zero reagim për lajmet e pavërteta

Raportimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në Komisionin e Dezinformimit është zhvilluar me tone të larta mes kryetari të këtij komisioni Erion Braçe dhe kryetares së AMA-s Amela Krasniqi.

Tensionet janë krijuar për shkak të përgjegjësisë së AMA-s mbi rolin e mediave online, e cila tha se institucioni nuk ka kompetenca ligjore për të monitoruar faqen online të shpërndarjes së videove të televizioneve.

Sipas Krasniqit ato nuk kanë përgjegjësi editoriale pasi janë prodhime nga përdoruesi, por kryetari Braçe tha se ka plot raste në mediat në vend që marrin lajme të pavërteta duke cituar burime të portaleve serbe dhe se nuk e përgënjeshtrojnë lajmin kur dhe vetë burimi që e kanë marrë e ka përgënjeshtruar.

Për Braçen këto raste janë dezinformuese dhe se AMA duhet të reagonte, por sipas tij institucioni ka bërë zero reagim

Debati i plotë

Krasniqi: Lidhur me platformat online të shpërndarje së videove duhet të kenë juridiksion brenda Shqipërisë dhe nderi më tani nuk ka. Nuk ka entiteti shqiptar apo një subjekt që të ketë prodhuar një platformë të shpërndarjes së videove si facebook, TikTok, Instagram etj.

Braçe: Të gjitha televizionet në platformat e tyre online shpërndajnë video në të gjitha adresat e tyre në facebook, instagram etj.

Krasniqi: Televizionet thua?

Braçe: Po, a janë brenda fushës tuaj?

Krasniqi: Jo

Braçe: A nuk janë brenda fushës tuaj televizionet!?

Krasniqi: Po jua sqaroj, portalet nuk janë brenda fushës tonë të veprimit.

Braçe: Objekti i ligjit është për televizionet ndërkohë që faqja online e televizioneve ku është e gjithë përmbajtja me tekst dhe video ju nuk e keni në juridiksion?

Krasniqi: Jo nuk e kemi, sepse në ligj janë përcaktuar se platformat e shpërndarjes së videove janë përmbajtjet e prodhuar nga përdoruesi. Platformat e shpërndarjes së videove nuk kanë përgjegjësi editoriale dhe këtu nis i gjithë problemi ligjor. Nuk kanë përgjegjësi editoriale.

Braçe: Kur thoni platforma të shpërndarjes së videove keni vetëm TikTok, facebook..?

Krasniqi: Edhe Meta, instagram…

Braçe: Por kur televizionet shpërndajnë mes tyre ca quhet?

Krasniqi: Platformat e shpërndarjes së videove janë platforma që përmbajnë video të prodhuara nga përdoruesi i thjeshtë dhe nuk kanë përgjegjësi editoriale. Ato që ju i referoheni kanë përgjegjësi editoriale.

Braçe: Dhe nuk merrni ju?

Krasniqi: Nuk merremi se nuk na ngarkon ligji

Braçe: Ajo që u vërej është se çdo institucion në këtë vend bën pas se kanë frikë të bëhen tabelë qitje në media dhe këtu nuk guxon më njeri të hapë gojën. Unë që nuk kam frikë po ju pyes. Ju monitoroni një televizion që ka një faqe të asaj media ku ka të gjithë përmbajtjen që ka media audiovizive dhe shpërndan video, bën edhe informacion tregtar që është i ndalur me ligj por juve nuk iu bie në sy.. pse thoni ju që nuk keni përgjegjësi për ta monitoruar këtë? Përgjegjësi editoriale kanë dhe ata.

Krasniqi: Sapo e thash që nuk kanë përgjegjësi editoriale

Braçe: Kush nuk ka faqja online e një media audiovizive? Ju e konsideroni platformë të shpërndarjes së videove edhe një faqe online të një televizioni?

Krasniqi: Jo. Nëse iu referoheni frikës nuk ka lidhej fare pasi institucioni ynë…

Braçe: Jo zonjë po flas për përgjegjësi institucionale. Sapo thatë që keni vërejtur në 2022 opinione që i klasifikoni si propagandë. Ka 10 media në vend që kanë cituar me burim portalet serbe që dhe vetë e kanë përgënjeshtruar lajmin, por televizionet shqiptare nuk kanë bërë as përpjekjen elementare për ta korrigjuar lajmin në referencë të burimit që e kishin marrë. Janë 10 media të licencuara nga ju. Lajme me burim portale serbe të pavërtetë totalisht dhe ju nuk keni marrë asnjë hap. Nuk është detyra juaj të moderoni opinionet, ashtu e mendon zotëria dhe ashtu e thotë dhe merren organet e tjera nëse cenon sigurinë, ju keni të bëni me fakte dhe përgjegjësia jua në raport me faktet është zero.

Krasniqi: Ky është opinioni juaj. Institucionet e tjera kanë për të detyre t’i raportojnë AMA-s nëse shikojë raste të tilla. Nuk e ka ekspertizën autoriteti, ne jemi rregullatorë. Nëse Ministria e Jashtme apo ajo e Mbrojtjes shikon se ka gjëra të tilla të pavërteta duhet ta raportojë te AMA. Nga mund ta dijë AMA se si një lajmë është i vërtetë apo jo nga zyra? Jam dakord që s’ka koordinim mes institucioneve por kushdo duhet ta raportojë te AMA

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.