Tensionet Kosovë-Serbi/ Kryediplomati italian: Po punojmë për të përforcuar praninë e KFOR në kufi
Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani ka deklaruar se po punohet për forcimin e pranisë së KFOR-it në kufirin mes Kosovës e Serbisë me qëllim parandalimin e përleshjeve të mëtejshme.
Ai bëri me dije se ka zhvilluar bisedime me dy liderët Prishtinës dhe Beogeradit, Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), ku i ka kërkuar inkurajimin e dialogut mes tyre.
“Protagonisti i paqes në #Ballkan. Kam biseduar me kryetarin Vuçiq me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Pajtohen me @GuidoCrosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, shkruan Tajani në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës (24 shtator), Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe armatosur, ku për pasojë humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë u plagosën.