Tensionet Kosovë-Serbi/ Kurti: Krijimi i Asociacionit, goditje fatale për Kushtetutën

43920448b9c542259f471eb1e6cd7b77

43920448b9c542259f471eb1e6cd7b77

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të ishte një goditje fatale për Kushtetutën e Kosovës.

Kurti shprehet se synimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq (Aleksandar Vucic) është instalimi i një entiteti juridiko-politik etnokratik brenda Kosovës, me qëllim që të bëjë Kosovën një shtet jofunksional.

Aleksandër Vuçiq, kërkon të instalojë një entitet juridiko-politik etnokratik brenda Kosovës, në mënyrë që ta bëjë republikën tonë një shtet jofunksional. Ai nuk beson në idenë e qytetarisë liberal-demokratike. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kishte qenë goditje fatale për Kushtetutën tonë. Prandaj, nuk është rastësi që Gjykata jonë Kushtetuese konstatoi se 23 nene të Statutit të saj të propozuar janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë”, ka deklaruar Kurti, njofton Kryeministria.

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Paqes “Demokracia kundër autokracisë”, Kurti u shpreh se problemi Kosovë – Serbi mund të cilësohet si periferik në betejat e mëdha globale.

Në përplasjen globale midis demokracisë dhe autokracisë që po dëshmojmë tani, betejat e vogla në periferi mund të duken se nuk kanë shumë rëndësi. Sidoqoftë, kjo është një përshtypje që nuk vërtetohet nga dëshmitë historike. Historia mëson, përkundrazi, se dështimi për të mbajtur një qëndrim parimor kundër autokratëve në një teatër të vogël të politikës botërore (siç mund të jenë të prirur ta shohin disa Ballkanin Perëndimor) mund të përshpejtojë lehtësisht kriza globale shumë më të mëdha. Historia moderne e Ballkanit e ka ilustruar këtë në shumë raste, ku më dramatike është shpërthimi i Luftës së Parë Botërore. Unë besoj se ne demokratët duhet të bëjmë shumë më tepër për tu koordinuar përtej kufijve ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ofrojmë njëri-tjetrit solidaritetin shumë të nevojshëm, ndërkohë që përballemi me kthimin e ekstremit të djathtë autoritar, qoftë në vendet tona apo në ato fqinje. Përderisa sigurisht se ka rëndësi që ne kemi një nivel të lartë moral, kjo është e pamjaftueshme. Ajo që na duhet është ta kthejmë këtë nivel kaq të lartë moral në nivel politik. Dhe kjo kërkon përpjekje të organizuara”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.