Tensionet Kosovë-Serbi/ Sholz: Tejkaloni konfliktet, po ju mbajnë në vendnumëro

Sholz 16

Sholz 16

Kancelari gjerman Olaf Sholz (Scholz) në fjalën e tij para liderëve të pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit vuri theksin te problemet në rajon, e kryesisht tensionet Serbi-Kosovë.

Sholz u shpreh se ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat po e mbajnë Ballkanin Perëndimor në vendnumëro. Sipas Sholz, nevojitet përfundimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të normalizimit të arritur nga BE.

 “E mbaj mend shumë mirë takimin në Berlin. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi ku bashkëpunimi është i nevojshëm, kërkohet më shumë se kurrë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës edhe njëherë ka treguar sa e rëndësishme është të flasim dhe bashkëpunojmë më tej. Është shumë e qartë që fakti që jemi këtu sot, e dimë se kemi diçka të re shumë të vështirë.

Të gjitha pasojat që ka dhe do mund të ketë lufta e Hamasit në Izrael. Po ashtu, kriza e shumëfishta këtu në Ballkanin perëndimor, kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të kaluar antagonizamet.

Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë që ju kanë mbajtur dhe ju mbajnë ju në vend numëro.

Këto përshkallëzime të kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të normalizimit të arritur nga BE”, u shpreh Sholz.

Ky i fundit theksoi se mbajtja e Samitit në Tiranë, është sinjal i fortë për ecurinë e rajonit në BE.

Jam shumë i kënaqur që ky samit zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe është sinjal i fortë dhe thekson pronësinë që ka rajoni në këtë proces. Duhet ta përdorim këtë rast për tu përqendruar te objektivi që kanë shoqëritë e  BP dhe ky është integrimin brenda përbrenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme drejt BE-së.

Ju keni ndërmarrë tre marrëveshje për lëvizshmërinë dhe jam mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar ato”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.