Tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Netanjahut, a po e paguan shtrenjtë Joe Biden për qëndrimin ndaj Izraelit
Joe Biden qëndroi më afër Izraelit se çdo president tjetër amerikan në histori sa i përket ditëve të tmerrshme pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.
Por më shumë se 2 muaj më vonë, pas përfundimit të sulmeve izraelite në Gaza që kanë vrarë mijëra civilë, tensione të paprecedenta po rriten midis Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Biden akuzoi Izraelin, për bombardime “pa dallim” teksa përdori një gjuhë jashtëzakonisht të prerë, e cila ka shkaktuar reagime nga udhëheqësit e Izraelit, të cilët këmbëngulin se ata përpiqen të kursejnë civilët, por akuzojnë Hamasin për përdorimin e palestinezëve të pafajshëm si mburojë.
Pyetja tjetër e madhe gjeopolitike mbi luftën në Gaza nuk është nëse ajo do ta izolojë Izraelin ndërkombëtarisht – kjo tashmë ka ndodhur. Por nëse mbështetja e vendosur e Shtëpisë së Bardhë për operacionin do t’i largojë Shtetet e Bashkuara nga miqtë e saj në një mënyrë që mund të komprometojë rëndë sigurinë kombëtare.
Numri i palestinezëve të vrarë po rrit gjithashtu çmimin politik që Biden po paguan për mbështetjen e tij ndaj Izraelit – dhe ngre dyshime rreth aftësisë së tij për të gjallëruar koalicionin e tij politik përpara zgjedhjeve të 2024-ës.
Kjo gjendje e raporteve mes Shtëpisë së Bardhë dhe Netanjahut vjen kur Këshilltari për Sigurinë i presidentit Biden, Jake Sullivan, do të takohet me Netanjahun dhe zyrtarë të tjerë pas kritikave të drejtpërdrejta të presidentit ndaj koalicionit të krahut të djathtë izraelit.
Sullivan planifikon të trajtojë çështjen e ndihmave që dërgohen në Gaza dhe “fazën tjetër të fushatës ushtarake”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Zyrtari më i lartë i politikës së Jashtme të Shtëpisë së Bardhë të Bajdenit do të diskutojë gjithashtu me izraelitët “përpjekjet për të qenë më kirurgjikale dhe më të sakta dhe për të zvogëluar dëmtimin ndaj civilëve”.
“Ky është një synim i yni. Dhe izraelitët thonë se ky është një qëllim i tyre”, tha Kirby. “Por janë rezultatet që kanë rëndësi.”
Udhëtimi i Sullivan sugjeron se Uashingtoni beson se Izraeli nuk i mori parasysh mjaftueshëm paralajmërimet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken pas përfundimit të një armëpushimi në fillim të këtij muaji se operacionet e tij të vazhdueshme duhet të kujdesen më shumë për të mbrojtur civilët sesa në fazën fillestare të operacionit në Gaza.
Udhëtimi i Sullivanit do të jetë gjithashtu në kontrast me vizitën e Bidenit në Izrael në tetor, kur ai u tha izraelitëve se e kuptonte dhimbjen, tronditjen dhe “tërbimin e tyre gjithëpërfshirës”. Por ai paralajmëroi Izraelin që të mos bënte të njëjtat gabime të bëra nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001 dhe u tha gazetarëve rrugës për në shtëpi se nëse Izraeli nuk merrte hapa për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve në Gaza, vendi do të të gjykohet ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Biden tha së fundmi se qeveria e koalicionit të krahut të djathtë të Izraelit i ka vështirësuar gjërat.
“Ne duhet të sigurohemi që Bibi (Netanjahu) të kuptojë se ai duhet të bëjë disa lëvizje”, tha Biden.
Dallime të qarta po shfaqen midis dy qeverive për atë që ndodh me Gazën menjëherë pas luftës dhe për ëndrrën e largët të një shteti palestinez.
Ndërkaq, ndaj Bidenit në SHBA është hapur hetimi për shkarkimin dhe pezullimin e mundshëm të presidentit demokrat Xho Bajden (Joe Biden).
Fokusi është në marrëdhëniet e diskutueshme të djalit të tij 53-vjeçar jashtë vendit, me kreun e shtetit që e quajti atë një “marifet politik” nga republikanët e opozitës që nuk ka absolutisht “asnjë bazë”.
Konservatorët, të cilët kanë mbajtur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve që nga janari, akuzojnë presidentin aktual, 81 vjeç, se ka ushtruar ndikim të padrejtë kur ai ishte zëvendëspresident i Barack Obamës (2009-2017) për të lehtësuar trajtimin e transaksioneve të ligjshmërisë së dyshimtë nga djali i tij. në Kinë dhe në Ukrainë, ata argumentojnë se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij kanë përfituar.
“Joe Biden ka gënjyer vazhdimisht popullin amerikan,” këmbënguli kryetari i Komitetit Hetues të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, duke iu drejtuar gjysmërrethit.
Presidenti, djali i tij dhe demokratët i mohojnë kategorikisht akuzat . Republikanët “po zgjedhin të humbin kohën e tyre me një marifet politik pa asnjë bazë. Në vend që të punojnë për ta bërë jetën më të mirë për amerikanët”, republikanët janë përqendruar në “të më sulmojnë me gënjeshtra”, tha Presidenti Bajden. Dhoma e ulët e Kongresit, të cilën republikanët e kontrollojnë me një diferencë të vogël prej tetë vendesh, miratoi hetimin me një votim 221 pro.
Në një deklaratë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha se dhoma “nuk do të paragjykojë rezultatin e hetimit”, por “të dhënat e provave është e pamundur të injorohen”.