Tensionet në Komisionin e Medias, Nikolla: Bardhi dhe Noka kaluan caqet e dhunës verbale, fyen rëndë Açkën

Nikolla

Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar ashpër pas tensioneve dhe debateve që u regjistruan në Komisionin e Medias këtë të mërkurë (17 janar). Deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me tone të ashpra me kryetaren e Komisionit, Flutura Açka, e madje në një moment i heqim me forcë edhe mikrofonin.

Aktet e tyre Nikolla i konsideron “një sulm të paprecedentë” ndaj Açkës që, sipas saj, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit. Sipas kryeparlamentares, “dhuna” e ushtruar prej tyre i kaloi caqet e dhunës verbale.

Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka. Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media”, shkruan Nikolla në reagimin e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.