Tensionet në Kuvend/ Delegacioni i BE-së në Tiranë: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

2389f46c7d524b9b99d88c6575538528
Zhvillimet e fundit në Parlament mes tensioneve dhe kaosit, kanë nxitur reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë, duke deklaruar se dialogu politik gjithëpërfshirës në Parlament është në interes të qytetarëve shqiptarë.
Sipas delegacionit të BE-së në Tiranë, një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.
“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.