Pas tensioneve brenda sallës së Kuvendit dhe përplasjes me policinë para institucionit, janë vënën nën hetim nga SPAK 7 deputetët e Partisë Demokratike.
Konkretisht Elda Hoti, 32 vjeçe, është vënë në hetim për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, ndërsa deputetët Flamur Noka, 53 vjeç, Bledjon Nallbati, 38 vjeç, Gazment Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Sorina Koti., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Më 17 tetor në ambientet e sallës së Kuvednit, deputetja Elda Hoti ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar. Vetë Hoti në një deklartë për emdiat tha se ishte aromatizues.
Ndërsa 6 deputetë e tjerë Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Sorina Koti janë vënë nën hetim në gjendje të lirë për përplasjet me policinë jashtë institucionit të Kuvendit, ku kanë tentuar hyrjen me dhunë brenda godinës. Me herët Garda kishte vendosur një gardh metalik për të penguar hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës.
Gjithashtu Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë edhe disa protestues të opozitës që iu bashkuan deputetëve para Kuvendit për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, kundërshtim të forcave të policisë dhe ndotje të mjedisit me djegien e gomave.
Në gjendje të lirë po hetohet Adriana Kalaja, 60 vjeçe, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Nën hetim janë edhe Klodijan Bajrami, 22 vjeç, Klevis Balliu, 35 vjeç, Ilir Tusha, 49 vjeç, Astrit Hysa, 45 vjeç dhe Sokol Ndoja, 38 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.