Tensionet në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës për 10 ditë
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.
Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.
Përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PS, me arsyetimin se 3 deputetët e lartpërmendur krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.
Kujtojmë që ditën e djeshme (14 dhjetor) mazhoranca mes tymueseve miratoi rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.
Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.
Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të PS. Këta të fundit nuk u lejuan të futeshin brenda ambienteve të Parlamentit.