Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës në tregun botëror

cmimin e naftes
Sulmet ushtarake të SHBA dhe Britanisë kundër objektivave në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen, për shkak të sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, kanë provokuar rritjen e çmimeve të naftës.
Nafta Brent e Londrës është rritur me mbi 2% në sesionin e së premtes dhe po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, në rritje me 2.4%.
Kompanitë e mëdha të transportit detar ndaluan kalimin e rrugëve të Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në fillim të dhjetorit, duke zgjedhur rrugën e gjatë nga Afrikës Jugore.
Kjo po rezulton në udhëtime më të gjata dhe më të shtrenjta, të cilat rritën tarifat e transportit të mallrave në oqean.