Tensionet në parlament, maxhoranca kërkon përjashtimin e deputetëve të opozitës, Bardhi dhe Noka
Partia Socialiste në maxhorancë ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka pas seancës së ditës së hënë (15 janar) ku ata ndezën flakadanë dhe zhurmues në nisje të sesionit të parlamentar. Sjellja e tyre pamundësoi zhvillimin normal të seancës sipas rendit ditës dhe u bënë shkak për anulimin e fjalës së presidentit Bajram Begaj.
Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar ku u miratuan ndryshimet në qeveri, ishin të pranishëm edhe disa prej ambasadorëve të huaj në Tiranë.
Vendimi duket se është përforcuar edhe nga zhvillimet e së mërkurës, ku deputetët demokratë Bardhi dhe Noka u bënë protagonistë të një tjetër ngjarjeje të rëndë në Komisionin Parlamentar të Medias. Ata debatuan me tone të ashpra me kryetaren e Komisionit, Flutura Açka, e madje në një moment i heqim me forcë edhe mikrofonin.
“Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media” tha kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.