Categories: LajmeRajoni

Tensionet në veri/ Stoltenberg: E rëndësishme që NATO ka shtuar trupat në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka konsideruar shumë të rëndësishme shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

I shoqëruar nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski, Stoltenberg zbuloi se mbështetja për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, operacionet dhe misionet e NATO-s dhe situatën në Lindjen e Mesme janë temat që do të do të diskutojnë ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ne nesër do të takohemi dhe do të trajtojmë parandalimin dhe mbrojtjen. Ne ramë dakord për planet e reja të mbrojtjes në samitin Vilnius dhe tani gjithçka ka të bëjë me zbatimin e këtyre planeve të mbrojtjes me 300.000 trupa në gatishmëri të lartë. Ne gjithashtu do të trajtojmë misionin dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë praninë tonë në Irak, duke ndihmuar në parandalimin e kthimit të ISIS-it, si dhe praninë tonë në Kosovë, ne kemi parë tensione të shtuara atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, deklaroi Stoltenberg në nisje të takimit të ministrave të mbrojtjes të Aleancës në Bruksel. 

Pas agresionit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, Britani e Madhe nisi 200 trupa shtesë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar se do të vijnë trupa shtesë nga Rumania si dhe nga Gjermania.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

1 hour ago

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

1 hour ago

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

1 hour ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

1 hour ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

1 hour ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

2 hours ago