Tensionet në veri të Kosovës, Gërvalla: Ndërkombëtarët të mos heshtin ndaj destabilizimit nga Serbia

ec49a4a159c24ffeac0989f4fadce1c8

ec49a4a159c24ffeac0989f4fadce1c8

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar një reagim të fortë nga ndërkombëtarët për rastet e fundit të trazirave në veri të Kosovë. Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina me homologun shqiptar Igli Hasani, Gërvalla ka dënuar shpërthimin e granatës në Mitrovicën e Veriut ku mbetën të plagosur dy persona.

Ajo e ka konsideruar atë një sulm nga grupet e armatosura që vijnë nga Serbia dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.

“Zbatimi i vendimit për targat dhe pagesa e energjisë edhe nga komuniteti serb ne veri janë dëshmi e integrimit te atij komunitet në Kosovë, komunitet që për dekada ka qenë peng i politikave të Beogradit dhe grupeve terroriste. Sulmi i natës së fundit, ku janë lënduar disa persona tregon se duhet të mbetemi vigjilentë sepse krimi i organizuar së bashku me strukturat e ardhurat nga Serbia do të përpiqen të stabilizojnë vendin tonë. Jo vetëm për hir të paqes në Kosovë por edhe stabilitet afatgjatë në rajon. Ndërkombëtarët nuk duhet të heshtin por të dënojnë ashpër çdo tentative për të destabilizuar vende fqinje,” tha Gërvalla.

Gërvalla vlerësoi rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe mbështetjen që i ofron Kosovës për anëtarësimin e saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla shtoi gjithashtu se Kosova dhe Shqipëria duhet të unifikojnë politikat në mënyrë që të zëri i tyre të jetë edhe më i fortë në arenën ndërkombëtare.

“Koordinimi dhe unifikimi i politikave dhe qëndrimeve tona na bëjnë me të fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Shqiptarët mund të shndërrohen në një bërthamë të fuqishme për paqen dhe sigurinë e rajonit. E njoftova ministrin për situatën në veri dhe ndryshimet qe kane ndodhur atje dhe aktet e agresionit serb mbi Kosovën duke theksuar qe ndërkombëtarët pa vonese të dalin me një qëndrim të qartë për atë që ka ndodhur në Banjskë. Me pozicionin gjithnjë më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, Shqipëria luan rol proaktive në të gjitha tema e sigurisë dhe paqes ne rajonin tonë. Jemi koordinuar me te gjithë diplomatet për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në KiE dhe falënderoj Shqipërinë për angazhimin e saj ne këtë çështje,” tha Gërvalla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.